Siarto: Asnjë vend i BE-së nuk e ngriti çështjen e azilit për Gruevskin

Maqedonia

Siarto: Asnjë vend i BE-së nuk e ngriti çështjen e azilit për Gruevskin

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 09:31
Peter Siarto

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë Peter Siarto, pas mbledhjes së djeshme të ministrave të Bashkimit Evropian, deklaroi se asnjë nga kolegët e tij nuk e ka ngritur çështjen e azilit për Gruevskin.

Si përgjigje në pyetjet e gazetarëve, Siarto tha se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka shprehur dëshirë të dorëzojë kërkesë për azil në ambasadën hungareze, por qeveria e Hungarisë nuk ka pasur asnjë rol në dhënien e saj.

Ai tha se autoritetet hungareze për herë të parë kanë kuptuar për rastin në një nga vendet fqinje në Maqedoni dhe se Gruevski “plotësisht ligjërisht erdhi në Hungari, në përputhje me ligjin përkatës kombëtar dhe ndërkombëtar, dhe të gjitha kalimet në kufi ishin legjitime”.

Autoritetet hungareze, në bazë të masave të sigurisë, kanë vendosur ta dëgjojnë kërkesën e tij për azil edhe atë në zyrën qendrore të Byrosë për emigrim dhe azil në Budapest.

Siç tha ai, asnjë koleg nga BE-ja nuk e ngriti rastin të hënën. Ai me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov do të kenë bisedime bilaterale në margjinat e Samitit të NATO-s në Bruksel në fillim të dhjetorit.

“Për Hungarinë, përkrahja ndaj Maqedonisë nuk është çështje e simpatisë partiake apo qeveritare”, tha Siarto.

Ai, gjithashtu, e përsëriti qëndrimin e qeverisë në Budapest se kjo nuk është çështje politike, por ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat