Gruevski njofton përmes Facebook-ut se Hungaria i pranoi azilin

Maqedonia

Gruevski njofton përmes Facebook-ut se Hungaria i pranoi azilin

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:10
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka njoftuar se shteti i Hungarisë i ka dhënë përgjigje pozitive kërkesës së tij për azil.

Këtë konfirmim Gruevski e ka bërë përmes një postimi në Facebook.

“Sot Republika e Hungarisë, vende anëtare e  BE-së deh NATO-s iu përgjigj pozitivisht kërkesës sime paraprake për marrjen e azilit politik për shkak të përndjekjes që po më bëhet në Republikën e Maqedonisë”, ka shkruar Gruevski në profilin e tij.

Gruevski tutje ka thënë se Qeveria tashmë e Maqedonisë e udhëhequr nga LDSM-ja e Zoran Zaev, dëshiron t’ia marrë lirinë duke përdorur hapa dhe metoda jodemokratike dhe duke e keqpërdorur sistemin prokuroria dhe gjyqësor në Maqedoni.

Gruevski nga gjykatat e Maqedonisë u dënua me dy vjet burg në një lëndë të Prokurorisë Speciale  Publike për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, kurse kundër tij po zhvillohen procese edhe për disa lëndë të tjerë me të njëjtën akuzë.

Ndërsa para 10 ditëve, në kohën kur duhej të paraqitej për vuajtjen e dënimit në burgun e Shutkës, Gruevski u arratis dhe përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, me ndihmën e diplomatëve hungarezë arriti të shkoi në Budapesë, ku edhe kërkoi azil politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat