Zaev: Rritja e pagave në administratë është pjesë e reformave

Maqedonia

Zaev: Rritja e pagave në administratë është pjesë e reformave

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 18:27
Pamje nga takimi

Qeveria mbajti seancën e katërt të Këshillit për reforma në Administratën Publike të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev.

Në kuadër të seancës, kryeministri foli për procesin e reformës së administratës publike, ku tha se rritja e parashikuar e pagave të punonjësve të administratës publike është pjesë e këtyre reformave.

“Ekziston nevoja për një fokus të qartë në drejtimin në të cilin reforma po lëviz, cili është qëllimi, kjo është ajo që do të ndodhë në administratën publike në periudhën e ardhshme, ndërsa është me rëndësi të veçantë që qytetarët të njihen me të gjitha detajet e këtij procesi. Reformat e administratës duhet të bëhen në mënyrë të guximshme dhe dinjitoze, në mënyrë që të kemi një administratë publike më produktive dhe më efikase për të gjithë qytetarët “, tha kryeministri Zaev.

Ndërsa ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, tha se “procesi i reformës është një proces i hapur dhe prandaj pjesëmarrja e aktorëve të jashtëm është gjithashtu e siguruar për qëllime të monitorimit, vlerësimit dhe raportimit të strategjisë. Diskutimi publik me përfaqësuesit nga sektori civil dhe të gjithë aktorët u parapri nga këshilli i sotëm. Raporti tregon se 27 aktivitete janë zbatuar plotësisht, 36 aktivitete janë duke u zbatuar në vazhdim, ndërsa për 9 aktivitete është vonuar zbatimi i tyre”.

Me qëllim të rritjes së transparencës në punën e Qeverisë, me kërkesa të paraqitura pranë institucioneve nga sektori civil për qasje deri tek informacioni me karakter publik, institucionet duhet të përgjigjen në mënyrë proaktive dhe të japin përgjigje të plota./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat