Me kërkesë të PSP-së arrestohet Sasho Mijallkov - Bota Sot
Me kërkesë të PSP-së arrestohet Sasho Mijallkov

Maqedonia

Me kërkesë të PSP-së arrestohet Sasho Mijallkov

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 20:31
Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov

Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov sot pasdite ka qenë i arrestuar dhe dërguar në burgun e Shuto Oizares, konfirmojnë për “A1on” burimet nga Prokuroria Speciale Publike.

Arrestimi i Mijallkovit është kërkuar nga ana e PSP-së për shkak se ekzistonte rrezik për arratisjen e tij, shpjegim i ngjashëm i deklaruar edhe për Mile Janakieskin dhe Kiril Bozhinovksin.

Pas Kiril Bozhinovskit dhe Mile Janakieskit, Mijallkov është zyrtari i tretë i arrestuar i ish-qeverisë pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...