Denko Maleski është kandidatë i mundshëm për president të Maqedonisë

Maqedonia

Denko Maleski është kandidatë i mundshëm për president të Maqedonisë

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 21:35
Denko Maleski

Profesori universitar dhe shef i parë i diplomacisë së Maqedonisë, Denko Maleski, i cili së fundmi është përmendur përsëri si kandidatë i mundshëm negocimi i LSDM-së për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, tha se ai nuk e di nëse partitë në pushtet mund të ndërtojnë konsensus rreth tij. Nëse është e mundur, tha Maleski, do të ishte subjekt i një mendimi serioz nga ana ime, njofton gazeta “Nezavisen”.

“Është një barrë për të cilën ja vlen të mendohet dhe ndoshta krijon kushte për një angazhim të tillë”, kishte deklaruar Maleski në një intervistë për “TV Klan”.

Në të njëjtën televizion javën e kaluar, kreu i BDI Ali Ahmeti riaktivizoi idenë e një kandidati konsensual presidencial, të cilin ai e vendosi për herë të parë në kohën kur ai ishte në koalicion me OBRM-PDUKM-në para zgjedhjeve të fundit presidenciale në vitin 2014.

“Ne duam një president konsensual dhe sigurisht që mund të flasim për emra, por është shumë herët,” tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat