Mijallkovi me ironi u përgjigj në pyetjen “A keni frikë nga burgu?”

Maqedonia

Mijallkovi me ironi u përgjigj në pyetjen “A keni frikë nga burgu?”

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 22:33
Zaev dhe Mijallkov

Ish-shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoni tanimë është pas grilave, me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike si masë parandalimi nga ikja nga shteti pasi i njejti është në disa procese gjyqësore për krim gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së së Gruevskit.

Por a e ka paramenduar ai arrestimin. Sipas një video të shpërndarë nëpër rrjete sociale nga gazetari i TV21, Furkan Saliu, ku Mijallkov pyetet a ka frikë nga burgu, ai përgjigjet se këtë pyetje duhet ta drejtojnë në adresë tjetër!

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2017, gjatë një festimi të partisë në Shkup.

Përndryshe, ai sot u arrestua në hotelin Marriott në qendër të Shkupit dhe për të njejtin është caktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat