Mijallkov duke hyrë në burg, reagon avokati i tij

Maqedonia

Mijallkov duke hyrë në burg, reagon avokati i tij

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Ish-shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoni, Sasho Mijallkov tanimë është pas grilave, me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike si masë parandalimi nga ikja nga shteti pasi i njejti është në disa procese gjyqësore për krim gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së së Gruevskit.

Mijallkovi tanimë është në burgun e Shkupit, me vendim për paraburgim prej 30 ditësh. Menjëherë ka reaguar avokati i tij, Antonio Apostoloski, duke thënë për Makfax se nuk është njoftuar pala pala mbrojtëse e ish-shefit të DSK-së.

“Mund që ai të ofroj si garanci një dokument udhëtimi ose garanci. Pala mbrojtëse nuk është njoftuar për këtë rast. Ai nuk është njoftuar se do të paraburgoset. Mendoj se gjykata ka anashkaluar hapat juridik në këtë rast” tha Apostolloski.

Ai tha se do të ketë ankesë për këtë proces.

Përndryshe, furgonat e policisë sot atë e kanë vendosur në burg ku pritet të vuaj paraburgim 30 ditësh, si masë kujdesi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat