Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në pjesën perëndimore të vendit reshjet e shiut do të jenë më intensive, ndërsa do të fryjë edhe erë mesatare juglindore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 2 deri 7 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 5 deri 13 gradë celcius.

Meteorologët parashikojnë që gjatë ditëve të ardhshme të vazhdojnë reshjet e shiut dhe do të ketë rënie të ulët të temperaturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat