Szijjarto konfirmoi se Gruevski ka kaluar kufirin hungarez me diplomatë hungarez

Maqedonia

Szijjarto konfirmoi se Gruevski ka kaluar kufirin hungarez me diplomatë hungarez

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 11:56
Peter Szijjarto

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, sot mbajti konferencë për shtyp ku tha se Gruevskit i është dashur të kalojë tri kufij për të arritur në Hungari, ku në të trija ka kanë qenë plotësisht legale.

“Ai ka dorëzuar dokumentet e tij të udhëtimit dhe janë kontrolluar nga autoritetet”, theksoi Szijjarto.

Ministri hungarez mohoi se autoritetet hungareze që kanë qenë në shoqërim me Gruevskin kanë marrë pjesë në pjesëmarrje në tregti me njerëz.

Sipas deklaratës të Szijjarto, diplomatët së pari e kanë takuar Gruevskin në ambasadën e Hungarisë në Tiranë, ku janë njoftuar me kërkesën e tij për azil.

Ai theksoi se nuk është i njoftuar me spekulimet se gjithë këtë punë ka ndonjë marrëveshje të fshehur dhe shtoi se Hungaria është në dialog të vazhdueshëm me Maqedoninë për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat