Anulohet gjykimi për rastin “Shënjestra-Fortesa”, mungoi i akuzuari Sasho Mijallkov

Maqedonia

Anulohet gjykimi për rastin “Shënjestra-Fortesa”, mungoi i akuzuari Sasho Mijallkov

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 12:15
Sasho Mijallkov

Seanca e sotme për rastin “Shënjestra-Fortesa” është anuluar, për shkak të mungesës të të akuzuarit Sasho Mijallkov, i cili ndodhej në burgun e Shuto Orizares.

Sipas njoftimit të gjykatës, ai mbrëmë rreth orës 19:55 është dërguar në burg dhe për shkak të kohës së shkurtë, gjykata nuk ka arritur të dorëzojë kërkesë për paraqitjen e Mijallkovit në gjykatë.

Në këtë rast përveç Mijallkovit të akuzuar janë edhe Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët janë në paraburgim në Greqi.

Ndryshe, pas arrestimit mbrëmë të Mijallkovit, gjykata i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa avokatët e tij thanë se arrestimi i tij është joligjor dhe paralajmëruan ankesë në Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat