Darmanoviq: Ne nuk kemi pasur asnjë bazë ligjore për ta mbajtur Gruevskin

Maqedonia

Darmanoviq: Ne nuk kemi pasur asnjë bazë ligjore për ta mbajtur Gruevskin

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 19:20
Srgjan Darmanoviq, në një konferencë shtypi të përbashkët në Shkup me homologun e tij, Nkolla Dimitrov

Mali i Zi nuk kishte bazë ligjore për të mbajtur ish-kryeministrin Nikolla Gruevski gjatë kalimit tij nëpër këtë vend. Për tranzitin e Gruevskit, zyrtarët malazezë i kanë njoftuar autoritet e Maqedonisë, tha sot Ministri i Jashtëm malazez Srgjan Darmanoviq, në një konferencë shtypi të përbashkët në Shkup me homologun e tij, Nkolla Dimitrov.

“Përgjigjja është e thjeshtë, sepse qëndrimi ynë ishte i thjeshtë. Ne nuk kemi pasur asnjë bazë ligjore për ta mbajtur qytetarin e Maqedonisë apo ish-kryeministrin në një makinë me targa diplomatike nga një vend i huaj, sepse në momentin kur ai ka kaluar nëpërmjet territorit të Malit të Zi në pikat kufitare nuk ka pasur sinjale se bëhet fjalë për një person i cili është jashtë ligjit. Për të gjitha këto, ne kemi informuar shërbimet e sigurisë në Maqedoni. Zyrtarët tonë këtë e kanë bërë në rrugën si mes miqve. Kështu nga ana e Malit të Zi nuk ka pasur lojëra apo veprimet e fshehur, por veproi siç kërkohet nga rregullat tona dhe të gjitha ligjet”, tha Darmanoviq.

Ndërsa Nikolla Dmitrov nuk komentoi deklaratën e presidentit të Serbisë Alesandar Vuçiq.

“Kishte një koment nga presidenti i Serbisë lidhur me krimin për të cilin ish-kryeministri u dënua, diçka që nuk komentohet, as për vendimet e brendshme, shumë më pak për ato të huaja. Rasti tregon rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, për sa kohë që një vend përballet me sfidën me të cilën ballafaqohet i gjithë rajoni. Megjithatë, ne nuk kemi interes për përkeqësimin e marrëdhënieve me vendet e tjera”, tha Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat