Qeveria në Shkup: Gruevski do të kthehet në Maqedoni

Maqedonia

Qeveria në Shkup: Gruevski do të kthehet në Maqedoni

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 20:04
Nikola Gruevski

Shkrimet mbi dhënien e azilit për ish-kryeministrin Nikola Gruevski janë të rreme, pasi ai do të ekstradohet në Maqedoni dhe do të vuajë dënimin me burg.

Kështu tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Mile Bosnjakovski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai shtoi se qeveria maqedonase pret nga autoritetet hungareze të hedhin poshtë kërkesën për azil dhe të ekstradojnë Gruevskin.

“Procedura për ekstradim është nisur, dokumentacioni i është dërguar autoriteteve në Hungari dhe kjo është një procedurë e veçantë në lidhje me procedurën e azilit”, tha Bosnjakovski, raporton televizioni maqedonas Telma.

Bosnjakovski nuk ka komentuar mbi deklaratën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për lëvizjen e Gruevskit, dhe se lëshimi për faktin se nuk ka pasur urdhër-arrest ndërkombëtar në atë kohë dhe se Gruevski ka mundur  ligjërisht të kalojë kufijtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat