Filipini: Gruevski, Jankulloska dhe të akuzuarit e tjerë të heshtin dhe të mendojnë çfarë kanë bërë

Maqedonia

Filipini: Gruevski, Jankulloska dhe të akuzuarit e tjerë të heshtin dhe të mendojnë çfarë kanë bërë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 23:33
Simone Filipini

Ish ambasadorja e Holandës në Maqedoni, Simone Filipini në një bisedë për mediat maqedone ka thënë se është me rëndësi që personat të cilët janë përgjegjës për atë se çfarë ka ndodhur në Maqedoni viteve të fundit të heshtin dhe të mendojnë se çfarë i kanë bërë Maqedonisë.

"Njerëzit të cilët janë përgjegjës për nivelin e lartë të korrupsionit, për blerjen e sundimit të ligjit në Maqedoni, për blerjen e pavarësisë së mediumeve, për korruptimin e gjyqtarëve dhe për të qenë e sinqertë, disa persona nga qeveria e kaluar, ndërsa ne shumë mirë e dimë se kush janë ata, ish-kryeministri, ish ministrja Gordana Jankulloska, dhe shumë të tjerë që me të drejtë janë të akuzuar në raste gjyqësore, mendoj se ka ardhur koha që të heshtin dhe të mendojnë për atë se çfarë i kanë bërë vendit, kundër vendit dhe kundër qytetarëve”- deklaroi ish-ambasadorja Filipini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat