Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 09:24
Foto

Moti sot do të jetë me vranësira dhe me pak diell dhe me kushte për reshje të shiut në pjesën veriore të vendit. Në disa pjesë të caktuara do të ketë mjegull dhe re të ulëta.

Do të fryjë erë në drejtim veri-perëndimorë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 7 deri 15 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira me periudha të shkurtra të diellit, por edhe me kushte për shi. Temperatura do të arrijë  deri në 13 gradë celsius.

Deri të shtunën moti do të jetë stabil dhe thatë me shfaqjen e mjegullës në disa pjesë të vendit. Të dielën vazhdon moti me vranësira dhe me reshje të shiut, si dhe me kushte për borë në pjesët malore./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat