SHBA: Gruevski duhet të vazhdojë të gjykohet në Maqedoni

Maqedonia

SHBA: Gruevski duhet të vazhdojë të gjykohet në Maqedoni

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 10:58
Nikolla Gruevski

Departamenti amerikan i Shtetit nga afër e vëzhgon rastin e Nikolla Gruevskit, sidomos pasi që i është aprovuar azili në Hungari, shkruan sot gazeta hungareze “Nepszava”.

Nga Departamenti i Shtetit, me kërkesë të gazetës hungareze, kanë përsëritur qëndrimin e tyre duke theksuar e Gruevskit i është shqiptuar dënim me burg prej dy vjetëve pas “një procesi themelor dhe transparent”.

Nga Departamenti i Shtetit theksojnë se kundër Gruevskit po zhvillohet katër procedura penale dhe se nevojitet që ato të vazhdojnë në sistemin juridik të Maqedonisë.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski të martën bëri të ditur se ka marrë azil në Hungari. Autoritetet e Maqedonisë kanë kërkuar shfuqizimin të vendimit për azil dhe ekstradimin e Gruevskit në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat