PSP kërkon paraburgim për Gruevskin dhe të gjykohet në mungesë

Maqedonia

PSP kërkon paraburgim për Gruevskin dhe të gjykohet në mungesë

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 12:25
Foto

Gruevski të gjykohet në mungesë, dhe të jepet vendim për paraburgim për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Trajektorja”, kërkoi prokurorja e PSP-së, Lile Stafanova.

Stacioni Policor në Kisella Vodë dhe Byroja për Siguri Publike e kanë njoftuar gjykatën se i akuzuari Nikolla Gruevski nuk është në Maqedoni, ndërsa MPB-ka ka hyrë në kontakt me autoritetet hungareze ku edhe kanë marrë konfirmimin se Gruevski është në territorin e tyre, 

Prokurorja Lile Stefanova kërkoi të gjykohet në mungesë, ndërsa procedura për të tjerët të vazhdojë në procedurë dëshmuese. Ajo kërkoi paraburgim për Gruevskin dhe të jepet fletarrest për këtë rast.

Avokati i Gruevskit, Elenko Millanov, kërkoi ndarjen e procedurës për Gruevskin, dhe jo gjykim në mungesë, ndërsa si përgjigje nga Stefanova ishte se nuk do arsye juridike që procedura për Gruevskin të shkojë ndaras.

“Nëse donte të merr pjesë, nuk do të arratisej nga Maqedonia”, tha prokurorja.

Në lëndën “Trajektorja” të akuzuar janë edhe ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, i cili është në paraburgim në burgun e “Shkupit”, ish-zëvendës kryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i ndërmarrjes publike të rrugëve shtetërore, Ljupço Georgievski.

Sipas aktakuzës të PSP-së, këta në pjesën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime ku në procedurën për zgjidhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër kanë shkelur kompetencat e tyre. Sipas PSP-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror prej 155 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat