Meta: Sot është ditë feste, për arratisjen e Gruevskit jemi përgjigjur

Maqedonia

Meta: Sot është ditë feste, për arratisjen e Gruevskit jemi përgjigjur

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 17:08
Ilir Meta

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta tha “sot është ditë feste, për arratisjen e Nikolla Gruevskit tashmë u përgjigjen autoritetet.

“Mendoj se kemi festë të madhe këtu në Shkup dhe kemi një temë pozitive. Mendoj se për këtë punë tashmë autoritet e Shqipërisë tashmë dhanë përgjigje, por edhe unë dhashë përgjigje”, tha Meta.

Ai në intervistë për mediat e Shqipërisë tha se arratisje e Greuvski nëpër Shqipëri është pyetje që duhet parashtruar organeve kompetente duke shtuar se në një mënyrë arratisja e Gruevskit nga Maqedonia është pranimi i fajit nga ana e tij.

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është në vizitë për shënimin e 110 vjetorit të Ditës së Alfabetit Shqip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat