Sheqerinska: Jemi të përqendruar te qytetarët për t’u siguruar jetë më të mirë

Maqedonia

Sheqerinska: Jemi të përqendruar te qytetarët për t’u siguruar jetë më të mirë

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 18:14
Radmilla Sheqerinska

“Kryeministri ishte shumë i qartë, janë të mundura ndryshimet në ministri, por përqendrimi është politikën që qytetarëve ju siguron jetë më të mirë”, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska për spekulimet se ka krizë dhe ndarje në Qeverinë pas arratisjes së Nikolla Gruevskit.

“Arratisja e Gruevskit realisht mbeti lajm kryesor për shkak se njeriu i cili thoshte se të gjitha problemet do t’i merr ai edhe nëse shkon në burg, për një natë ndryshoi planin dhe iku. Megjithatë ky problem nuk duhet të krijojë pasoja në plan politik. Qeveria jonë në periudhën e kaluar është përqendruar në zbulimin e çështjes që do të sjell deri në atë situatë, si të menaxhohen pasojat, si të sigurojmë Maqedonia të mos paguajë çmimin e atij akti dhe të funksionojnë të gjithë pjesët tjera të sistemit”, tha Sheqerinska duke shtuar buxheti i vitit 2019 pasqyron prioritet reformuese dhe tregon se për çështjet kyçe kanë qëndrim të qartë dhe preciz.

Ajo potencoi se qëllimi i Qeverisë është realizimi i premtimeve para qytetarëve dhe se këto premtime nuk janë politike.

“Janë shumë reale, sikur vitin e kaluar të sigurojmë paga më të larta, më shumë investime, zhvillim më të mirë ekonomik dhe realizim të qëllimeve strategjike, fillim të bisedimeve me BE-në dhe anëtarësim në NATO”, tha Sheqerinska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat