Mickoski: Vizita ime në Serbi dhe Hungari nuk ka të bëjë me arratisjen e Gruevskit

Maqedonia

Mickoski: Vizita ime në Serbi dhe Hungari nuk ka të bëjë me arratisjen e Gruevskit

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 22:22
Hristijan Mickoski

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot në një intervistë për “1TV” e ka quajtur skandaloze arratisjen e ish-kryeministrit dhe kryetarit të nderit të partisë, Nikolla Gruevskit.

Ai kategorikisht hodhi poshtë spekulimet se ai njihte planin e Gruevskit dhe se ai ishte informuar për takimin e tyre të fundit të fshehtë.

“Pyetja e vërtetë është se si ndodhi kjo. Pse institucionet kompetente e lejuan arratisjen. Ata e dinë shumë mirë se ku lëviz unë, pse ata nuk do ta dinë për Gruevskin, i cili u dënua me dy vjet burg. Nëse ata vërtetë nuk e dinë atëherë bëhet fjalë për lëshim të madh. Është koha për të ndaluar shfaqja e organizuar nga qeveria jonë. Unë inkurajoj hetimet për të gjetur fajtorët dhe ndihmësit”, tha Mickovski.

Mickoski gjithashtu tha se në takimin e fundit me Gruevskin përpara arratisjes së tij, kanë diskutuar disa tema.

Ai gjithashtu mohoi se vizitat e tij në Serbi dhe Hungari kishin të bënin me ikjen e Nikolla Gruevskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat