Dimitrov në Selanik: Bashkëpunimi jonë na ndihmon neve, por edhe Evropës

Maqedonia

Dimitrov në Selanik: Bashkëpunimi jonë na ndihmon neve, por edhe Evropës

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 13:28
Dimitrov në Selanik

“Maqedonia është e përcaktuar për ndërtimin e marrëdhënieve të mira politike me fqinjët”, tha sot ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në takimin e katërt mes shefave të diplomacive të Maqedonisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë që u mbajt në Selanik.

Dimitrov ka shtuar se bashkëpunimi mes këtyre shteteve është në të mirë të shoqërive dhe se ju ndihmon edhe shteteve, por edhe Evropës.

Nga MPJ thonë se Dimitrov në takim ka folur edhe për hapat e Maqedonisë për kontribut në sigurinë rajonale dhe prosperitetin e vendit.

Dimitrov në Selani ka pasur takim të ndarë me shefen e diplomacisë së Bullgarisë Ekaterina Zakharieva, si dhe me nikoqirin – ministrin alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë, George Katragoulos.

Në takimin në Selanik, përveç ministrave për punë të jashtme kanë marrë pjesë edhe ministra dhe përfaqësues të lartë të Ministrive të Ekonomisë të katër vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat