OBRM-PDUKM: LSDM nuk ndërmerr asgjë për parandalimin e ndotjes së ajrit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM nuk ndërmerr asgjë për parandalimin e ndotjes së ajrit

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 10:01
OBRM-PDUKM

Shkupi dhe Maqedonia po mbyten nga ajri i papastër, ndërsa Zoran Zaev dhe Petre Shilegov nuk marrin asnjë veprim, reagojnë nga partia opozitare OBRM-PDUKM.

“Sipas një analize nga Universiteti i njohur i Institutit të Çikagos të Politikave të Energjisë, ndotja e ajrit redukton jetën mesatare e një njeriu për gati dy vjet, e cila është faktor më i rrezikshme për vdekshmërinë nga shumë sëmundje infektive si tuberkulozi. Si pasojë e qasjes së papërgjegjshme i pushtetit të LSDM-së për mjedisin jetësor, dhjetëra njerëz përfundojnë te mjeku çdo ditë për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga ajri i ndotur. Qytetarët përballen me probleme të vërteta shëndetësore për shkak të ndotjes së ajrit”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Nga atje theksojnë se Zaevi dhe Shilegovi premtuan se do të merren menjëherë me ndotjen dhe tani kur ata janë në pushtet, ata nuk ndërmarrin asgjë për të reduktuar pasojat e ndotjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat