Ali Ahmeti: Ike herët Ruzhdi, na le pa fjalë

Maqedonia

Ali Ahmeti: Ike herët Ruzhdi, na le pa fjalë

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 19:14
Ahmeti dhe Lata

Ka ndërruar jetë kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata.

Kryetari i BDI-së, duke e kujtuar Latën ka theksuar se “qëndrove guximshëm përballë të gjitha sfidave dhe gjithnjë ishe i rreshtuar në anën e duhur, atë të së mirës së përbashkët për të gjithë qytetarëve”.

“Ike herët Ruzhdi, na le pa fjalë, do të mbetesh përgjithëmonë në kujtesën tonë.

Qëndrove guximshëm përballë të gjitha sfidave dhe gjithënje ishe i rreshtuar në anën e duhur, atë të së mirës së përbashkët për të gjithë qytetarëve. 

Ngushëllime familjes, miqve, dashamirëve, bashkëpunëtorëve, Dibranëve dhe të gjithë të tjerëve që e njohën. 

Prehu në paqë Ruzhdi, do të na mungosh shumë, të qoftë i lehtë dheu i Dibrës për të cilën punove pa ndërprerë dhe të cilën e deshe aq shumë”, thuhet në telegramin ngushëllues të Ahmetit.

Lata vuante nga një sëmundje e rëndë në zemër. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat