Gazeta hungareze: Inteligjenca e përfshirë në arratisjen e Nikolla Gruevskit

Maqedonia

Gazeta hungareze: Inteligjenca e përfshirë në arratisjen e Nikolla Gruevskit

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 09:43
Nikolla Gruevski

Gazeta hungareze “Politico” njofton se arratisja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski është ndihmuar nga pjesëtarët e inteligjencës përmes shtegut ballkanike deri në Hungari.

“Shërbimet sekrete hungareze kanë pasur qasjen e tyre në ndërtimin e arratisjes, Gruevski ishte kryeministër i Maqedonisë deri në vitin 2016, ndërsa këtë muaj ai u dënua me dy vjet burg përpara se ai të paraqitej papritmas në Budapest, shkruan gazeta duke iu referuar dy njohësve të situatës në shërbimet sekrete.

Autoritetet hungareze deri më tani kanë pranuar që diplomatët hungarezë e kanë marr Gruevskin në Budapest, pasi që kërkoni azil në ambasadën hungareze në Tiranë, por mohonin përfshirjen në ikjen e tij nga Maqedonia në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat