LSDM: Institucionet kompetente në mënyrë intensive punojnë për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit

Maqedonia

LSDM: Institucionet kompetente në mënyrë intensive punojnë për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 11:57
LSDM

Institucionet kompetente të Bashkisë së Shkupit punojnë intensivisht për zgjidhjen problemit me ajrin e ndotur.

Brenda kompetencave të tij, disa institucione, në nivel lokal dhe qendror, si dhe Bashkia e Shkupit kanë ndërmarr masa dhe punojnë për të zgjidhur problemin e trashëguar të ajrit të ndotur, i cili për 11 vjet është injoruar nga qeveria e mëparshme e OBRM-PDUKM-së.

Përveç masave të ndërmarra nga institucionet në nivelin qendror, Bashkia e Shkupit e trajton strategjikisht këtë problem të trashëguar dhe realizon masa në të gjitha fushat ku zbulohen shkaktarët në ndotjen e ajrit.

Përmes planit të pastrimit ajror që mbulon një sërë masash afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, po punohet intensivisht për të zvogëluar ndotjen e ajrit në vend, e cila për dy vjet pritet të ulet me 50% në Shkup dhe 30-50% në qytete të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat