Shkatërrohen mbi 100 gurë kufitar në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë

Maqedonia

Shkatërrohen mbi 100 gurë kufitar në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 10:38
Foto

Persona të panjohur kanë shkatërruar dhe dëmtuar 105 piramida kufitare, që e përcaktojnë kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë, nga ana greke në Komunën e Follorinës, njoftoi policia greke.

Incidenti ka ndodhur mes 23 dhe 24 nëntorit, ndërsa policia greke ka nisur hetim për këtë rast, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

“Në periudhën mes 23 dhe 24 nëntorit 2018, persona të panjohur kanë dëmtuar 105 piramida – shtylla, që shënojnë vijën kufitare mes Greqisë dhe IRJM-së, konkretisht në pjesën veriore të bashkësisë lokale Mesokambos”, thuhet në njoftimin e policisë greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat