Nesër seancë në Komisionin për çështje mandati për Nikolla Gruevskin

Maqedonia

Nesër seancë në Komisionin për çështje mandati për Nikolla Gruevskin

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 14:13
Nikolla Gruevski

Pesë kërkesa për marrjen e mandatit të deputetit ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, janë dorëzuar në Kuvend. Ata do të shqyrtohen në seancën e nesërme të Komisionit për Çështje Mandati dhe Imuniteti, kryetar i së cilit është Pavlle Bogoevski.

Gruevski u dënua me dy vite burg në rastin “Tanku” për blerjen e makinës luksoze, por para se të fillojë të vuajë dënimin ai u arratis në Hungari, ku edhe ka marrë azil politik.

Gruevski është i akuzuar edhe në disa raste tjera nga Prokuroria Speciale si “TNT”, “Titanik”, “Trajektorja” dhe “Dhuna në Qendër”, për të cilët do të gjykohet në mungesë.

Përkrah këtyre rasteve Gruevski është i dyshuar edhe në raste tjera të PSP-së për të cilat ka nisur hetime si “Propaganda” dhe “Harmonia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat