Ministria e Punëve të Jashtme konfirmon incidentin e gurëve kufitar mes Maqedonisë dhe Greqisë

Maqedonia

Ministria e Punëve të Jashtme konfirmon incidentin e gurëve kufitar mes Maqedonisë dhe Greqisë

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 16:39
Ministria e Punëve të Jashtme

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se “përfaqësues të Komisioni kufitar për Sektorin 3 dhe 4 bashkërisht me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Greqisë, më 24 nëntor të vitit 2018 dolën në terren dhe konstatuan se janë lëvizur dhe dëmtuar gurrat kufitar në gjatësi prej 12 kilometrave”.

Incidenti është konfirmuar edhe nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

“Vijon procedura për zbardhjen e rastit dhe rregullimin e gurrave të dëmtuar në përputhje me Marrëveshjen për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe rregullimin e shenjave kufitare”, thonë nga MPJ-ja duke paralajmëruar parandalimin dhe mënyrën e zgjidhjes së incidenteve kufitare.

Ndërkaq sot, u raportua se persona të panjohur kanë shkatërruar dhe dëmtuar 105 piramida kufitare, që e përcaktojnë kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat