Zaev: Nuk do të kandidoj për president, ka kandidat më të mirë se unë

Maqedonia

Zaev: Nuk do të kandidoj për president, ka kandidat më të mirë se unë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:44
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev pret që të rritet numri i deputetëve që do të mbështesin procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Ai mendon se tetë deputetët e përjashtuar nga OBRM-PDUKM, akoma kanë ndikim mbi kolegët e tyre dhe me argumente dhe komunikim do ta ndihmojnë procesin,

“Do të angazhohemi deri në fund që të kemi konsolidim maksimal në shoqëro për ndryshimet kushtetuese. Në fazën e parë kishim proces përfshirës, tani faza e dytë në seancë plenare, ndërsa në fazën e tretë mund të rritet numri prej 80 deputetëve”, tha Zaev.

Ai shtoi se akoma nuk e ka lexuar tekstin e ligjit për amnisti, të cilin e kanë propozuar tetë deputetët e pavarur, por si inicues i procesit të pajtimit, Zaev thotë se urrejtja dhe dallimet duhe të tejkalohen.

I pyetur nëse do të kandidonte për president të shtetit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Zaev mohoi duke thënë se kandidat më të mirë se ai për president të shtetit./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat