Deputetët e akuzuar për 27 prillin tërhiqen nga dhënia e dëshmisë

Maqedonia

Deputetët e akuzuar për 27 prillin tërhiqen nga dhënia e dëshmisë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 15:56
Deputetët e akuzuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Deputetët e akuzuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Krsto Mukoski, Ljupço Dimovski dhe Johan Tarçullovski janë tërhequr nga dhënia e fjalëve mbrojtëse para gjykatës, në seancën e sotme për “të enjten e përgjakshme”.

Procesin gjyqësor e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa aktakuzat i përfaqëson Villma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.

Avokati i Krsto Mukoskit në fillim të seancës së sotme, tha se më 19 nëntor i kanë tërhequr gjithë dëshmitë materiale, si dhe i akuzuari nuk do të jep dëshmi para gjykatës.

Edhe avokati i Ljuben Arnaudovit, Donko Nakov tha se klienti i tij nuk do të jep dëshmi, si dhe i tërheq të gjitha video-materialet, ndërsa dëshmi materiale nuk kanë dorëzuar.

Gjithashtu edhe avokati i Ljupço Dimovskit, tha se klienti i tij nuk do të jep dëshmi para trupit gjykues, por se do të prezantojë video-materialin që ka dorëzuar, e cila më vonë u lëshua në gjykatë.

Edhe avokati i Johan Tarçullovskit tha se ai nuk do të jep dëshmi mbrojtëse dhe se i tërheq gjitha dëshmitë e propozuara në listën e dëshmive.

Ndërsa më herët dëshmi ka dhënë Marija Angellova, e cila është propozuar nga mbrojtja e Krsto Mukoskit dhe e cila ka qenë deputete në Kuvend prej vitit 2014 deri 2016. Ajo tha se deri më 27 prill nuk ka komunikuar me deputetët e atëhershëm të OBRM-PDUKM-së, por ka qenë pjesëmarrëse në një grup në rrjetin “Viber” në të cilin ka pasur edhe deputetë të përbërjes së viteve 2014 dhe 2016.

Ndryshe, të akuzuar për ngjarjet në Kuvend janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”. Mesin e të akuzuarve ka edhe deputetë, të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, artistë maqedonas dhe të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat