Sargentini: Hungaria përzihet në gjyqësorin e Maqedonisë

Maqedonia

Sargentini: Hungaria përzihet në gjyqësorin e Maqedonisë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 23:51
Judith Sargentini

Eurodeputetja nga radhët e “Të Gjelbërve”, Judith Sargentini, njëherit autore e amendamentit më të ashpër për azilin e Gruevskit në Hungari në raportin e Parlamentit evropian për Maqedoninë, sqaron se miratimi i amendamentit do të jetë qëndrim zyrtar i BE-së.

Sipas Judith Sargentini, është me rëndësi të shfrytëzohet rasti që të hapet kjo temë kontroverse në rezolutën për Maqedoninë, për të cilën do të debatohet sonte.

“Është sinjal politik. Nuk mendoj se është vetëm Parlamenti, edhe Komisioni edhe vendet anëtare janë befasuar. Atë që Hungaria e bën është përfshirje në punët gjyqësore të një vendi, i cili me mund po tenton të përmirësohet dhe të bëhet anëtar i BE-së. Dhe kjo nuk është konstruktive”, thotë Sargentini për AIM

E pyetur pse vendet anëtare dhe Komisioni evropian nuk reaguan më ashpër pas vendimit të Hungarisë që ta mbrojë ish kryeministrin e Maqedonisë nga dënimi me burg, Sargentini sqaron se ky është problem i vazhdueshëm në BE.

“Mund të thuhet se nuk ka pasur kritika të ashpra as gjatë tetë viteve të fundit kur bëhet fjalë për Hungarinë. Ky është problemi i madh, që vendet anëtare i mbyllin sytë derisa Hungaria ua merr të drejtën qytetarëve të vet. Nëse vendet anëtare i kanë mbyllur sytë kur Hungaria ua merrte të drejtat qytetarëve të vet, nuk është befasi që shohin anash edhe kur ndodh kjo.

Sargentini,e cila është autore e raportit të PE-së, ku kërkohet suspendimi i së drejtës së votës së Hungarisë në BE për shkak të shkeljes së rregullave evropiane, për të cilin shkak u bë cak i fushatave të fuqishme të diskreditimit në Hungari, e përshëndet guximin e institucionit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat