MPB e Hungarisë: Nuk e dimë se si ka hyrë Gruevski në Hungari

Maqedonia

MPB e Hungarisë: Nuk e dimë se si ka hyrë Gruevski në Hungari

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 22:24
Nikolla Gruevski

Ministria e Brendshme e Hungarisë nuk ka të dhëna për atë se përmes cilit kalim kufitar ka hyrë në Hungari ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Hungarisë për një pyetje në Radion Evropa e Lirë, thuhet se ata nuk kanë informacion se nëse dhe pse Gruevski ka përdorur veturën diplomatike, dhe se nuk dihet saktësisht se ku ka dorëzuar kërkesë për azil politik.

Përgjigjja zyrare është shkruar nga sekretari shtetëror për koordinim dhe menaxhim, Bence Bodna.

Sipas mediave hungareze, Gruevski ka fituar azil, por shtegu nëpër të cilin ai ka hyrë në Hungari ende nuk është e qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat