Sot vazhdon gjykimi për rastet “Titanik” dhe “Titanik 3”

Maqedonia

Sot vazhdon gjykimi për rastet “Titanik” dhe “Titanik 3”

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 09:06
“Titanik”

Në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për rastet e PSP-së “Titanik” dhe “Titanik 3”.

Rasti “Titanik” ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa në seancën e kaluar përfundoi dëgjimi i bisedave të përgjuara. Në seancën e sotme pritet të shqyrtohen SMS porositë, të propozuara si dëshmi materiale.

Në këtë rast të akuzuar janë Nikolla Gruevski i cili do të gjykohet në mungesë, Mile Janakieski, Kirill Bozhinovski, Gordana Jankulloska dhe disa të tjerë.

Ndërsa në rastin “Titanik 3” të akuzuar janë deputeti i BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri.

Ata dyshohen për keqpërdorime zgjedhore dhe falsifikim të rezultatit në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Çairit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat