Ruskovska nuk lejon tërheqjen e dëshmive të Adbulfetah Alimit

Maqedonia

Ruskovska nuk lejon tërheqjen e dëshmive të Adbulfetah Alimit

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 14:55
Villma Ruskovska

Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit sot ka vazhduar me prezantimin e dëshmive të të akuzuarit Abdulfetah Alimi, i punësuar si sigurim në Kuvend.

Avokati i Alimit, Donço Nakov në fillim të seancës tha se i tërheq dëshmit për të akuzuarin, pasi siç tha, pamjet që posedojnë kryesisht përputhen me ato të Prokurorisë.

Për këtë propozim reagoi prokurorja publike Villma Ruskovska, e cila nuk u pajtua me tërheqjen e dëshmive, duke thënë se ka momente të rëndësishme nga pamjet para qendrës për konferenca në Kuvend.

“Nuk pajtohem me tërheqjen e inçizimeve për Alimin, sidomos për videon para qendrës për shtyp. Këto inçizime duhet të lëshohen”, tha Ruskovska.

Në video i pa se si para derës së sallës qëndrojnë disa persona, mes të cilëve edhe i akuzuari Abdulfeta Alimi, i cili së bashku me përfaqësuesit tjerë të sigurimit të Kuvendit, kanë tentuar ta qetësojnë situatën.

Në seancën e sotme për të dëshmuar janë thirrur edhe Sanja Ugrinovska, Zharko Denkovski, Svetllana Naumovska, si dhe Vjollca Bajrami nga kabineti i kryetarit Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat