Në Maqedoni rritet varfëria fëmijërore

Maqedonia

Në Maqedoni rritet varfëria fëmijërore

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 17:07
Shkupi

Mbi 22% nga numri i përgjithshëm i popullatës në Maqedoni është e varfër, ndërsa varfëria fëmijërore është diku rreth 30%, deklaroi Biljana Dukovska, kryetarja e Shoqatës “Platformë kundër varfërisë” në punëtorinë e sotme në Strumicë.

Ajo shtoi se norma e varfërisë në Maqedoni secilën ditë është më e lart.

“Nuk ka stagnim apo rënie. Më të varfra janë familjet që kanë fëmijë, ndërsa varfëria e fëmijëve është në rritje për vitin e kaluar dhe për fat të keq kemi njerëz që janë sa më shumë pranë varfërisë dhe vështirë të dalësh prej saj”, tha Dukovska.

Sipas saj, përfaqësuese e fondit të Fondit të popullatës pranë Kombeve të Bashkuara, një seri seminaresh ka për qëllim të bisedohet me popullatën, sektorin joqeveritar dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale.

“Në synojmë të sigurojmë të dhëna më të mira për popullatën në mënyrë që të kuptojmë shkaqet e varfërisë, pabarazisë apo çfarë do të thotë zhvillim i pabarabartë i të gjithë shoqërisë”, tha Tanevska.

Ajo shtoi te varfëria ndikojnë më shumë faktorë, ndërsa numrat e popullatës duhet të tregojnë se cilët janë njerëzit që më së shpeshti janë të prekur, në cilët kushte jetojnë dhe me çfarë probleme ballafaqohen.

Sipas “Platformës kundër varfërisë” më të prekur janë personat pa shtëpi, personat me pengese, personat e ri dhe në moshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat