Arsovski: Gjithmonë kur LSDM-ja është në Qeveri, në Republikën e Maqedonisë po përgjohet

Maqedonia

Arsovski: Gjithmonë kur LSDM-ja është në Qeveri, në Republikën e Maqedonisë po përgjohet

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 19:04
Dimçe Arsovski

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski tha se “gjithmonë kur LSDM-ja është në Qeveri, në Republikën e Maqedonisë po përgjohet”.

“Në Republikën e Maqedonisë për momentin po përgjohet ilegalisht. Institucionet dhe qytetarët pas ardhjes së Qeverisë kriminale janë nën mbikëqyrje të plotë të Zaevit dhe Spasovskit. Pranimi publik i Prokurorit shtetëror është skandal i madh për dikë që menjëherë duhet të merr përgjegjësi me dorëheqje”, tha Dimçe Arsovski nga OBRM-PDUKM.

Ai pyet se kush dhe përse ka përgjuar prokurorët publik dhe ka ndjekur komunikimin e tyre, a ka ndikuar ndaj lëndëve gjatë dy viteve të fundit. “OBRM-PDUKM e dënon, secilin përgjim të paautorizuar që e shkel privatësinë e qytetarëve dhe shërben për kontroll dhe kërcënim ndaj institucioneve”, tha Arsovski.

Sipas tij, ky skandal duhet të zbulohet menjëherë dhe Qeveria aktuale të merr përgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat