Zaev: Përveç prokurorisë, janë përgjuar edhe gjykatësit në Gjykatën Penale - Bota Sot
Zaev: Përveç prokurorisë, janë përgjuar edhe gjykatësit në Gjykatën Penale

Maqedonia

Zaev: Përveç prokurorisë, janë përgjuar edhe gjykatësit në Gjykatën Penale

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 00:00
Zoran Zaev

“Përveç përgjimeve në të gjitha numrat fiks të telefonave të Prokurorisë Publike në Republikën e Maqedonisë, një sistem i tillë u instalua në ndërtesën e re të Gjykatës Themelore Shkupi 1′, tha kryeministri Zoran Zaev. Ai shpreson se hetimi do t’i jap përgjigjet se kush i ka marrë ato, kush i shfrytëzuar pse dhe se do të ketë përgjegjësi për këtë.

“Unë jam i informuar në momentin kur ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski është i informuar për hetimin që filloi gjatë pranverës. Këtë më saktë do ta thotë prokurori publik që ka udhëhequr hetimit. bëhet fjalë për sistem i vendosur në qendrën për komunikim të brendshëm në Prokurorinë Publike. E di që i njëjti sistem është instaluar në ndërtesën e re të Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe me siguri do të thonë se ku gjenden në vendet tjera. Që nga vitit 2016, diku është shfrytëzuar, diku jo, hetimi do të thotë se kush e ka shfrytëzuar, kush e ka keqpërdorur. Unë besoj se kanë të gjitha të dhënat”, tha Zaev duke u përgjigjur një gazetari rreth përgjimeve në Prokurorinë Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, kjo paraqet edhe një dëshmi se si ka qenë e shkatërruar Republika e Maqedonisë.

“këto janë punë serioze dhe nuk ka lojëra me punë të këtilla. Bëhet fjalë për privatësinë e njerëzve, që në rastin konkret është ndjekur komunikimi brenda në institucion, si kanë komunikuar prokurorët, hetuesit dhe të gjithë që punojnë. E gjithë kjo paraqet edhe një konfirmim se sa e shkatërruar Maqedonia, sa është e rëndësishme sistemin juridik ta kthejmë në shtet, sa është e rëndësishme lufta kundër korrupsioni dhe lufta kundër kriminalitetit në Republikën e Maqedonisë. Unë i inkurajoj institucionet të vazhdojnë më deklarata të guximshme deri në momentin kur të bëhemi vend normal”, tha Zaev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...