Zaev: Po njihem me detajet e arratisjes së Gruevskit - Bota Sot
Zaev: Po njihem me detajet e arratisjes së Gruevskit

Maqedonia

Zaev: Po njihem me detajet e arratisjes së Gruevskit

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 07:34
Zoran Zaev

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev thotë se ai i di “të gjitha detajet” dhe se është plotësisht i informuar në lidhje detajet e arratisjes në Hungari të paraardhësit të tij Nikolla Gruevsk.

“Kur të vijë koha, ministri Spasovski dhe unë do të njoftojmë hollësitë e hetimit”, tha Zaev, dhe raportoi MPB.

Sipas tij, ligji në Maqedoni kërkon që, kur një urdhër arresti është në fuqi, hetimi duhet të përfundojë dhe pastaj të publikohen rezultatet.

Hetimi merret me pyetjen se kush dhe si e ndihmoi Gruevskin të largohej nga Maqedonia.

Prokuroria Publike Themelore për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin ndërkohë ka filluar një procedurë paragjyqësore lidhur me arratisjen e tij në Hungari.

Në këtë pjesë të procedurës janë marrë pamjet nga vendkalimin kufitar, para ndërtesës ku jeton Gruevski dhe shtëpitë fqinje, si dhe janë mbledhur të dhëna dhe raporte nga bankat dhe institucionet e tjera.

Gruevski u largua drejt Hungariës dhe kërkoi aty azil politik, pasi iu shmang dënimit me dy vite burg për rastin “Tanku”. /

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...