Me vallëzim teatral kundër ndotjes së ajrit në Maqedoni

Maqedonia

Me vallëzim teatral kundër ndotjes së ajrit në Maqedoni

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Një grup nxënësish të shkollave të mesme nga Gostivari dhe Shkupi, sot me një valle teatrale do të shfaqen në mesditë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ku do të shprehin revoltën e tyre kundër gjendjes me ndotjen e ajrit dhe mos marrjen e masave për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve.

Ata do t’u kërkojnë të gjitha institucioneve kompetente që të marrin masa konkrete për të zvogëluar ndotjen e ajrit, ku qytetet si Shkupi, Tetova, Manastiri dhe qytete të tjera po thyejnë rekordet për nga ndotja e ajrit, ndërsa Maqedonia, siç thonë ata, është bërë vendi më i ndotur në Evropë!

“Sipas raportit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit Jetësor (EEA), Në Maqedoni thithet ajri më i ndotur në Evropë. Nga ajri i ndotur më shumë vuajnë fëmijët. Ajri i ndotur është një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë së fëmijëve dhe kjo duhet të parandalohen menjëherë. Fëmijët janë grupi më i ndjeshëm, sepse ata kanë një organizëm në zhvillimin dhe frymëmarrje më të shpejtë, dhe me këtë edhe futjen më të shpejtë të substancave të kontaminuara në trup. Çdo i dyti fëmijë i sëmurë trajtohet nga sëmundjet e frymëmarrjes, të cilat zakonisht janë pasojë e drejtpërdrejtë e ajrit të ndotur. Fëmijët janë më të prekur nga ndotja e ajrit, thonë nga ambasada fëmijëve “Megjashi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat