“Maqedonia Bllokon”: Nga mbrëmë për Zoran Zaevin përdorimi i emrit Maqedoni do të thotë akt kriminal i gjuhës së urrejtjes

Maqedonia

“Maqedonia Bllokon”: Nga mbrëmë për Zoran Zaevin përdorimi i emrit Maqedoni do të thotë akt kriminal i gjuhës së urrejtjes

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 13:36
Iniciativa “Maqedonia Bllokon”

Iniciativa “Maqedonia Bllokon” i dënon ashpër gënjeshtrat dhe kërcënimet e LSDM-së në deklaratën e tyre të mbrëmshme ku njerëzit të cilët dolën protestuan i ka quajtur grupe margjinale dhe pjesëtarë të ngelur nga regjimi i kaluar.

Nga kjo iniciativë thonë se më e keqja është se nga ana e LSDM-së përsëri u kërcënuan me padi penale kundër pjesëmarrësve në protestë për shkak të gjuhës së urrejtjes.

“Kjo është një skandal në vete nga junta e pushtetit, sepse në një protestë gjithë popullore me një zë u bë thirrje për mbrojtjen e emrit të Maqedonisë, çka do të thotë se nga mbrëmë për Zoran Zaevin përdorimi i emrit Maqedoni do të thotë akt kriminal i gjuhës së urrejtjes”, thuhet në deklaratën e iniciativës “Maqedonia Bllokon”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat