Zaev: Nuk ka bisedime për pakt kundër Serbisë

Maqedonia

Zaev: Nuk ka bisedime për pakt kundër Serbisë

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 15:37
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot në një konferencë për shtyp foli për skandalin e përgjimit të Prokurorisë Publike, marrëdhëniet në rajon.

Kryeministri për përgjimet në Prokurori tha se hetimet duhet të tregojnë për blerjen dhe përdorimin e pajisjeve, dhe nëse ka pasur keqpërdorim nga ndonjë individ kjo do të thotë se ka kryer vepër penale.

Ai për ndryshime në kabinetin qeveritë tha se nuk ka kërkesë për zëvendësimin e ndonjëri, mirëpo, shtoi ai se nuk mund të jetë i kënaqur nga ndonjë person i cili nuk vjen në punë. Ndërsa për punën e Kreshnik Bekteshit si ministër i ekonomisë Zaev u shpreh i kënaqur me të.

Në pyetjen e gazetares rreth deklaratës së ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhajt se po bisedohet për një pakt kundër Serbisë në mes Maqedonisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, Zae tha se “diçka e tillë nuk ekziston dhe askush nuk i propozon ato, dhe unë vetë u bëj thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërtojnë miqësi nëpërmes dialogut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat