Deskoska: Hungaria deri më tani nuk ka refuzuar asnjë kërkesë për ekstradim

Maqedonia

Deskoska: Hungaria deri më tani nuk ka refuzuar asnjë kërkesë për ekstradim

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 17:04
Renata Deskoska

Ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje nga ministria përkatëse e Hungarisë për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski tha sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska shtuar se afati për kthimin e përgjimit ende nuk ka kaluar.

“Do të presim, nëse nuk marrin një përgjigje brenda afatit, atëher do të lëshojmë urgjencë, ato janë procedurat standarde. Dua të them se deri më tani Hungaria nuk ka refuzuar të ekstradojë asnjë person. Ekstradimin e fundit e kemi pasur tani në shtator dhe nuk kishte vërejtje, as situatën në burgje, as për zhvillimin e procesit gjyqësor, dhe as që ka ndonjë rrezik në Republikën e Maqedonisë”, tha Desksoksa.

Ajo shtoi se në pajtim me praktikën e saj Hungaria duhet të përgjigjet edhe për këtë çështje me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat