Një polic heq barrikadat dhe fton protestuesit që të futen në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Një polic heq barrikadat dhe fton protestuesit që të futen në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 18:48
Foto

Mbrëmë gjatë protestave para Kuvendit të Maqedonisë ka ndodhur një aksident në mes një polici dhe protestuesve, njofton televizioni “Tv21”.

Një nënpunës policor mbrëmë ka hequr barrikadat mbrojtës para Kuvendit të Maqedonisë dhe iu ka thënë protestuesve se nëse janë të guximshëm le të urdhërojnë dhe të futen në Kuvend.

Mirëpo ky gjest i policit është vërejtur nga kolegët e tij, të cilët e kanë reaguar ndaj policit.

Polici me inicialet D.S. është marrë në pyetje në polici, ku dhe është ngritur procedurë disiplinore. Për këtë rast është informuar edhe Prokuroria Publike.

Ndërsa kanë vazhduar mbajtja e protestave edhe sot para Kuvendit të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat