Kuvendi miratoi amendamentin që parashikon futjen e marrëveshjes së Ohrit në Preambulë

Maqedonia

Kuvendi miratoi amendamentin që parashikon futjen e marrëveshjes së Ohrit në Preambulë

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 19:58
Kuvendi i Maqedonisë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot miratuan me 65 vota “për” dhe 18 kundër amendamenti që parashikon futjen e marrëveshjes Kornizë të Ohrit në Preambulën e Kushtetutës dhe ndryshimin e fjalëve “vendimet e KAÇKM-së” me fjalët “Shpallja nga seanca e parë e KAÇKM-së”.

Përveç deputetëve të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së që kanë qëndrime diametralisht të kundërta për këtë amendament, në debat u kyç edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

“Ne insistojmë që shtet në Preambulë të definohet si shtet multietnik. Dhe besoj se secili subjekt politik në Kuvend e ka thënë në një mënyrë apo tjetrën”, tha Sela.

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov i replikoi Selës i cili tha se është legjitime që të flitet për këto tema, veçanërisht në debatin publik që po bëhet.

Më herët në Kuvend u miratua edhe amendamenti e cila parashikon ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika Veriore e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat