Dimitrov për vizitë pune në Bruksel, do të takohet me Mogherinin dhe Hahn

Maqedonia

Dimitrov për vizitë pune në Bruksel, do të takohet me Mogherinin dhe Hahn

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 09:53
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në periudhën prej 3 deri 5 dhjetor 2018 do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, ku do të merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Veri-Atlantik të NATO-s, me vendet kontribuuese në misionin për mbështetje në Afganistan.

Në mbledhje do të shqyrtohet çështja për përparimin dhe mbështetjen e misionit në Afganistan, si dhe rolin e NATO-s dhe partnerëve të saj për sigurimin e prosperitetit në Afganistan dhe rajon.

“Në kuadër të takimit parashihet që ministri Nikolla Dimitrov të realizojë takime dypalëshe me kolegët e tij, ku fokusi do të jetë në integrimet euroatlantike të Maqedonisë”.

“Vizita në Bruksel do të shfrytëzohet edhe për takime në selinë e Komisionit Evropian me Federica Mogerinin dhe eurokomesarin për zgjerim Johannes Hahn”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Dimitrov do të mbajë fjalim edhe para grupit “Miqtë e Maqedonisë” në Parlamentin Evropian, i udhëhequr nga eurodeputeti Hans Van Balen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat