Stoltenberg: Gruevski s’është punë e jona

Maqedonia

Stoltenberg: Gruevski s’është punë e jona

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 18:31
Jens Stoltenberg

Në konferencën e sotme për shtyp të NATO-së, në pyetjen se çfarë kredibiliteti ka Aleanca të flasë kur pikërisht anëtare e NATO-s i dha azil politik ish-kryeministrit të dënuar të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg tha se bëhet fjalë për problem bilateral ku duhet ta zgjedhin dy vendet ndërmjet veti, dhe jo NATO.

“Nuk është e imja ta komentoj atë. Atë çështje duhet ta zgjedh Budapesti dhe Shkupi”, deklaroi Stoltenberg.

Në ndërkohë, Maqedonia vazhdon të pres përgjigje nga Hungaria rreth kërkesës për ekstradim, siç ceku ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, do të pritet edhe pak sepse afatet ende nuk kanë skaduar, ndërsa nga përvojat e deritashme Hungaria nuk ka bërë asnjëherë problem për ekstradime. Nëse eventualisht ndodh kjo, shteti nëpërmjet kanaleve të tjera do të intervenojë që Gruevski të kthehet në Maqedoni.

Edhe opozita e Hungarisë kërkon ta ekstradojë Nikolla Gruevskin. Ata me letër të hapur për Orban dhe Qeverisë së tijm vendimin e quajtën si të “turpshëm” dhe kërkuan që Gruevski të ikë nga Hungaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat