Në Maqedoni ka 8.459 vende të lira të punës

Maqedonia

Në Maqedoni ka 8.459 vende të lira të punës

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 19:26
Maqedoni

Në tregun e punës në Maqedoni ka 8.459 vende të lira të punës, nga ku pjesa më e madhe apo 3.264 janë në grupin “punëtorë në aktivitete shërbyese dhe shitje”.

Më pas vijojnë punëtorët e grupit “teknikë dhe profesione të mesme” ku ka 1.172 vende të lira, e më pastaj “rregullues të makinave”, me 1.221 vende të lira. 858 vende të lira të punës ka edhe për shërbëtorë.

Sipas Entit Shtetëror për Statistika, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.67%, ndërsa shkalla më e madhe e vendeve të lira të punës ka sektori i “shërbimeve administrative dhe aktivitete ndihmëse” që është 5.08%, derisa shkalla më e vogël është në sektorin e “furnizimit me energji elektrike, gaz, klimatizim”, kë është 0.21%.

Shkalla më e madhe të vendeve të lira të punës me 2.44% kanë firmat me tre deri në 9 punëtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat