Maqedoni, parashikimi i motit për ditët në vijim

Maqedonia

Maqedoni, parashikimi i motit për ditët në vijim

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Nesër (e martë) moti do të jetë me vranësira dhe me periudha me diell ndërsa do të ketë edhe reshje lokale të shiut, ndërsa gjatë natës drejt të mërkurës moti do të jetë me shi ndërsa në pjesët malore do ketë edhe reshje të borës.

Temperaturat maksimale këto ditë do të jenë në intervalin prej 6 deri në 16 gradë celsius.

E mirë është se për shkak të ajrit të ftohtë nga veriu të martën do të fryjë erë veriore në më shumë vende, pikërisht kjo do të ulë ndotjen e ajrit.

Të enjten gjatë mëngjesit temperaturat përsëri në më shumë vende do të bien nën 0 dhe do të jenë në intervalin nga -6 deri 2 gradë celsius.

Temperaturat maksimale do të rriten nga 4 deri 11 gradë celsius.

Gjatë fundjavës, moti pritet të jetë me kushte për reshje të shiut dhe borë në pjesët e larta të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat