Caca-Nikollovska: Përgjimet në Prokurorinë Themelore janë të papranueshme

Maqedonia

Caca-Nikollovska: Përgjimet në Prokurorinë Themelore janë të papranueshme

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 14:06
Caca Nikollovska

Për kryetaren e Institutit për të Drejtat e Njeriut Margarita Caca Nikollovska, rasti më i ri me përgjimin e telefonave në ndërtesën e Prokurorisë Themelore, është i papranueshëm.

Ajo shpreson se hetimet do t’i japin përgjigjet e nevojshme,

“Ka shumë çështje që duhet të zgjidhen dhe shpresoj se hetimet do t’i japin përgjigjet e nevojshme. Tanimë janë ngritur disa çështje – kush lejoi dhe e vendosi pajisjen dhe me çfarë qëllimi, sa dhe si janë përgjuar. Gjithë këto çështje janë të cilat tani nuk mund të komentohen, pasi nuk kam shumë fakte”, tha Caca Nikollovska.

Ndërsa kryetari i Këshillit Gjyqësor në Maqedoni Zoran Karaxhoski, thotë se duhet të konfirmohet çfarë saktësisht është bërë dhe nëse përgjimet kanë qenë ligjore ose joligjore.

Ndryshe, rastin me përgjimin e telefonave të prokurorëve e zbuloi kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski. Ai tha se gjithë numrat fiks të Prokurorisë Themelore Publike janë përgjuar nga 30 shtatori i vitit 2016, ndërsa ka dyshime se përgjimet kanë filluar që nga viti 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat