Dimitrov: Rasti i Gruevskit është një sfidë për marrëdhëniet në mes Maqedonisë dhe Hungarisë

Maqedonia

Dimitrov: Rasti i Gruevskit është një sfidë për marrëdhëniet në mes Maqedonisë dhe Hungarisë

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 19:59
Nikolla Dimitrov

Në ditën e dytë të vizitës së punës në Bruksel, Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, në margjinën e takimit ministror, deri tani ka zhvilluar disa takime dypalëshe.

Sipas deklarojnë nga Ministria e Jashtme, Dimitrov u takua me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Georgios Katrougalos, ministrinë e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Siyartho, MPJ të Mbretërisë së Holandës, Step Blok dhe MPJ të Gjeorgjisë, David Zalkaliani.

Në takimin me homologun e tij grek, Dimitrov diskutoi proceset dhe hapat ligjorë që vijojnë lidhur me protokollin e pranimit për anëtarësimin në NATO të Republikës së Maqedonisë. Vullneti i fortë për zbatimin e marrëveshjes së Prespës u theksua nga të dyja palët.

Gjatë takimit dypalësh me ministrinë e jashtëm hungarez, Dimitrov tha se rasti i arratisjes dhe të marrjes së azilit për ish-kryeministrin, Nikolla Gruevskin është një sfidë për marrëdhëniet bilaterale në mes Maqedonisë dhe Hungarisë, e cilën e trajtojmë me kujdes të madh dhe në përputhje me parimet e sundimit të ligjit në Maqedonia.

“Ne do të përdorim të gjitha mundësitë ligjore që ta sjellim atë dhe të përballet me drejtësinë në Maqedoni”,tha Nikolla Dimitrov. Ministri i jashtëm hungarez përsërit mbështetjen e vendit të tij për Maqedoninë në rrugën e saj të integrimev evropian dhe euroatlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat