LSDM: Asnjëherë më parë nuk ka pasur aksion kundër ndotjes së ajrit

Maqedonia

LSDM: Asnjëherë më parë nuk ka pasur aksion kundër ndotjes së ajrit

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 11:28
LSDM

Reagon partia maqedonase në pushtet LSDM nëpërmjet një kumtese ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së në lidhje me ndotjen e ajrit duke thënë se “problemi i ajrit të ndotur 11 vite ishte injoruar nga OBRM-PDUKM-ja, parti që i interesonte vetëm kriminalitetit dhe pasurimet personale”.

“Rritja e ndotjes së ajrit në ato 11 vite dhe që pasqyrohet edhe sot, është rezultat i sjelljes së tillë kriminale të OBRM-PDUKM që nuk kujdesej për shëndetin e qytetarëve dhe shkatërronte gjithçka që është e gjelbër, parqe dhe drunj”, thonë nga LSDM- ja duke shtuar se sot si asnjëherë më parë po ka aksion kundër ndotjes së ajrit,

LSDM në kumtesën e tyre përmend disa masa për uljen e ndotjes së ajrit siç janë hapësirat e gjelbërta, pastrimi i deponive të egra në të gjitha komunat, furnizimi me autobusë ekologjik subvencionimi i peletave si dhe mbikëqyrje e përforcuar e inspektoratit që lokalizojnë dhe gjobojnë ndotësit e mjedisit jetësor.

“Jemi të vetëdijshëm se duhet ende punë, se problemi për një ditë nuk do të zgjidhet, por në mënyrë serioze dhe të përkushtuar po punohet në uljen e ndotjes së ajrit”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat